Sherr për pronën në Suharekë, rrihen babai, djemtë dhe xhaxhai
Kronika
June 30, 2026 - 19:01
Dy incidente të rënda brenda një familjeje kanë ndodhur sot në fshatin Reçan të Suharekës, që rezultuan me ndërhyrjen e Policisë.
Në rastin e parë, Klan Kosova ka mësuar se babai është përleshur me dy djemtë e tij për arsye pronësore, ndërsa në rastin e dytë djali tjetër është futur në sherr me xhaxhain e tij, për të njëjtin motiv.
Lajmin e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacioni Policor në Suharekë, Safet Hoxha.
Ai njoftoi se tre persona janë ndaluar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme.
Gjatë konfliktit, Hoxha bëri të ditur se janë përdorur gota, prej të cilave kanë pësuar lëndime trupore.