Aksidenti në autostradë, 7 të lënduar u dërguan në emergjencë – kjo është gjendja e tyre
Foto: Laura Hasani

Aksidenti në autostradë, 7 të lënduar u dërguan në emergjencë – kjo është gjendja e tyre

Kronika July 04, 2026 - 11:23

Në një aksident të rëndë trafiku të ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, mbetën të lënduar tetë persona.

Shtatë të lënduar janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka konfirmuar për Klankosova.tv se shtatë nga të lënduarit janë pranuar në emergjencë, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Ai bëri të ditur se në gjendje të përmirësuar, të njëjtit janë liruar në shtëpi.

“Sot rreth ora 8:30 në Emergjencë janë sjellë 7 të lënduar në aksident trafiku që ka ndodhur në autostradë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, janë konsultuar specialistët sipas lëndimeve që kanë pasur. Në gjendje të përmirësuar janë liruar në shtëpi”, ka deklaruar Veçgishti.