Vazhdojnë edhe në këto orë kërkimet për Xhafer Raqin
Ka rifilluar në orët e hershme të mëngjesit aksioni për gjetjen e Xhafer Raqit, i cili rezulton i zhdukur, pas kërkimeve intensive që u zhvilluan gjatë gjithë natës së kaluar.
Sipas njoftimit rreth orës 23:00 nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, operacioni i kërkimit po vazhdon, ndërsa në terren janë të angazhuara ekipet përkatëse në bashkëpunim me Policinë dhe autoritetet tjera kompetente.
Për të rritur mundësitë e lokalizimit të tij, është riangazhuar edhe Departamenti i Dronistëve, i cili do të ndihmojë në mbulimin e zonave të kërkimit nga ajri.
Organizatorët e aksionit kanë shprehur shpresën që Xhafer Raqi të gjendet sa më shpejt, duke falënderuar njëkohësisht të gjithë qytetarët dhe institucionet që po kontribuojnë dhe po ofrojnë mbështetje në operacionin e kërkimit. /Zëri