Sulmuan fizikisht të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tri adoleshentet në Fier

Sulmuan fizikisht të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tri adoleshentet në Fier

Kronika July 07, 2026 - 11:31

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tri adoleshente kanë dhunuar një vajzë 17-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur më datë 8 qershor, ndërsa mësohet se tri vajzat të moshave 15 dhe 19 vjeç janë proceduar në gjendje të lirë.

Ngjarja është referuar në Prokuroi më datë 9 qershor, pra një ditë pas dhunës.

Pamjet e publikuara në rrjetet, të filmuara nga njëra prej tyre, tregojnë të miturën duke u goditur me shuplaka dhe grushte, ndërsa vajza që filmon dëgjohet edhe duke i nxitur të vazhdojnë. /Tch