Dëmtohet objekti përcjellës në kompleksin memorial “Zahir Pajaziti”, nisin hetimet

Dëmtohet objekti përcjellës në kompleksin memorial “Zahir Pajaziti”, nisin hetimet

Kronika July 08, 2026 - 09:46

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas dëmtimit të objektit përcjellës në kompleksin memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.

Sipas raportit policor, rasti dyshohet të ketë ndodhur këtë vit në periudhën 30 maj – 30 qershor.

Në raport thuhet se pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në objektin përcjellës, përkatësisht në kullë, kanë konstatuar disa dëmtime në tavan dhe në korridor.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve. /Zëri