Dyshohet se kërcënoi me armë, arrestohet një person në Obiliq
Foto: Laura Hasani

Dyshohet se kërcënoi me armë, arrestohet një person në Obiliq

Kronika July 09, 2026 - 08:47

Në Milloshevë të Obiliqit një burrë ka raportuar se është kërcënuar me armë zjarri nga një person.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit i janë gjetur e konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë, një leje e armës për shenjëtari dhe një libër për evidentim të lëvizjes.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri