Arrestohen dy të dyshuar për vjedhjen e një motoçiklete në Prishtinë
Kronika
July 09, 2026 - 20:49
Dy persona janë arrestuar sot nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, në kuadër të hetimeve për një rast të ndodhur më 23 maj 2026 në Prishtinë.
Sipas Policisë, operacioni u zhvillua pas veprimeve hetimore lidhur me vjedhjen e një motoçiklete, duke çuar në identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve.
Të arrestuarit janë Gj.K., 35 vjeç, dhe D.B., 21 vjeç.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. /Zëri