Shkodër: U gjet i vdekur në makinë, viktima ishte nën hetim për një vrasje në 2025
Kronika
July 11, 2026 - 21:06
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja në Shkodër, ku Aleksandër Koçeku u gjet i vdekur brenda makinës dhe, sipas Policisë shqiptare, dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Ai kishte qenë nën hetim për vrasjen e të riut Pavlin Preka, e ndodhur më 27 shkurt 2025, shkruan abcnewsal.
Pas vrasjes së 20-vjeçarit në derën e shtëpisë së tij në Guci të Re, Policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e Vasel Koçekut dhe Klaudio Lisajt, ndërsa Aleksandër Koçeku u vu nën hetim.