Burri nga Peja gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
Kronika
July 19, 2026 - 09:02
Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje në Pejë.
Sipas policisë, viktima u gjet i pajetë në shtëpinë e tij.
Bazuar në raportin zyrtar, në vendin e ngjarjes kishin dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili kishte konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.