Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjilan
Foto: Laura Hasani

Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjilan

Kronika July 17, 2026 - 08:47

Një burrë në Gjilan është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

Rasti është raportuar të enjten rreth orës 16:55, raporton Zeri.info.

Policia njofton se viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje dhe se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Zëri