Momenti dramatik kur erërat e fuqishme rrëzojnë kulmin në Suharekë, qytetarët mezi arrijnë të largohen

Momenti dramatik kur erërat e fuqishme rrëzojnë kulmin në Suharekë, qytetarët mezi arrijnë të largohen

Kronika July 21, 2026 - 18:49

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë disa zona të Kosovës kanë shkaktuar dëme edhe në Suharekë.

Pamje të siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur erërat e forta kanë shkëputur dhe kanë hedhur në ajër një pjesë të kulmit të një objekti.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

Megjithatë, sipas pamjeve, qytetarët ishin të rrezikuar pasi në momentin e rrëzimit, ndodheshin shumë afër ndërtesës.