Erërat e forta rrëzuan lisin mbi dy vetura në Brezovicë, policia jep detaje
Kronika
July 21, 2026 - 19:52
Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit që kanë përfshirë disa zona të Kosovës kanë shkaktuar dëme edhe në Brezovicë.
Si pasojë e erërave të forta dhe motit të paqëndrueshëm, lexuesit e Klankosova.tvkanë dërguar pamje ku shihet se një lis është rrëzuar mbi dy vetura, duke shkaktuar dëme materiale.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Klankosova.tv se si pasojë e këtij rasti nuk ka persona të lënduar.
Rrëzimi i lisit ka shkaktuar pengesë të përkohshme në këtë pjesë të rrugës, ndërsa autoritetet kanë intervenuar për largimin e tij dhe normalizimin e qarkullimit.