Prej dy javësh e zhdukur, ende asnjë gjurmë për një grua nga Fushë-Kosova
Kronika
July 22, 2026 - 09:14
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar një rast i zhdukjes së një personi.
Sipas raportit ditor të Policisë, prej datës 7 korrik të këtij viti një grua është larguar nga shtëpia e saj dhe më nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur, rasti është raportuar gjatë së martës në Polici.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Person i zhdukur
Fushë-Kosovë, 07.07.2026 – 15:00. Më datën 21.07.2026 është raportuar se nga data 07.07.2026 viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe deri tani nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. /Zëri