Stuhia e fuqishme godet Shkupin, raportohet për dëme të mëdha

Stuhia e fuqishme godet Shkupin, raportohet për dëme të mëdha

Kronika July 21, 2026 - 23:36

Një stuhi me fuqi uragani që goditi pasditen e sotme Shkupin, la pas vetes dëme të mëdha materiale duke ‘shkulur’ kulme shtëpish, semaforë, e shumë vetura të mbetura nën pemët e rrëzuara.

Në afërsi të Qendrës tregtare Mavrovasja për shkak të shkëndijës nga telat e shkëputur një hapësirë afër shtëpive u përfshi nga flakët por u shua falë reshjeve të shiut, shkruan Alsat M, transmeton Klankosova.tv.

Çatitë raportohet se fluturuan nëpër qytet, duke shkaktuar rrezik të madh.

Në një lagje të Çairit pema e shkulur nga erërat e fuqishme bllokoi edhe një veturë të policisë.

Pos Shkupit situatë e ngjashme me stuhi të fuqishme u regjistrua edhe në qytetin e Kumanovës duke shkaktuar dëme të shumta, me shumë pemë të rrëzuara dhe çati të rrëzuara.

Edhe në Tetovë në disa vende stuhia ka shkaktuar dëme materiale.