Shqipëri: Vrau babanë e ish-të dashurës dhe plagosi nënën e saj, vdes 35-vjeçari

Shqipëri: Vrau babanë e ish-të dashurës dhe plagosi nënën e saj, vdes 35-vjeçari

Kronika July 24, 2026 - 19:20

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit në Shqipëri, ku një 35-vjeçar dyshohet se vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën.

Sipas Policisë së Shtetit, pas lirimit të pengmarrëses falë ndërhyrjes së Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar, transmeton klankosova.tv.

Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, i dyshuari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar.

Rreth orës 16:35, 35-vjeçari dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.