Deliu-Kodra dorëzon kallëzim në Prokurorinë Speciale për profilin “Lule Gjeli”
Foto: Laura Hasani

Deliu-Kodra dorëzon kallëzim në Prokurorinë Speciale për profilin “Lule Gjeli”

Kronika July 27, 2026 - 11:37

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se sot ka dorëzuar kallëzim lidhur me profilin në rrjetet sociale të identifikuar me emrin “Lule Gjeli”.

Sipas saj, veprimtaria e këtij profili duhet të trajtohet me përgjegjësi dhe profesionalizëm nga organet kompetente, raporton Zeri.info.

“Përmes këtij kallëzimi kam kërkuar të hetohet identiteti i personit ose personave që qëndrojnë prapa këtij profili, mënyra e funksionimit të tij, si dhe çdo veprim i mundshëm i kundërligjshëm që lidhet me publikimet dhe pretendimet e bëra përmes tij”, shprehet Deliu-Kodra. /Zëri