Dogana sekuestron mbi 2000 fishekë në një veturë të ndaluar në segmentin Trudë – Prishtinë
Foto: Dogana e Kosovës

Dogana sekuestron mbi 2000 fishekë në një veturë të ndaluar në segmentin Trudë – Prishtinë

Kronika July 28, 2026 - 10:13

Dogana e Kosovës ka sekuestruar dy mijë e 550 copë fishekë të kalibrit 9 milimetra, në një automjet të ndaluar në segmentin e autostradës Trudë – Prishtinë.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit fillestar janë krijuar dyshime për ekzistimin e hapësirave të modifikuara në automjet.

“Pas një kontrolli të detajuar, zyrtarët doganorë kanë zbuluar bunkerë (hapësira të fshehura të ndërtuara pas fabrikimit), ku ishin të fshehura 2.550 copë fishekë të kalibrit 9 mm. Pas përfundimit të kontrollit të detajuar, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe rasti, së bashku me automjetin, municionin dhe personin e dyshuar, i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme, në përputhje me kompetencat ligjore”, thuhet në njoftim.