Tragjedia në Shkodër, bombola e gazit u bë shkak për humbjen e jetës së nënës dhe dy fëmijëve

Tragjedia në Shkodër, bombola e gazit u bë shkak për humbjen e jetës së nënës dhe dy fëmijëve

Kronika July 29, 2026 - 18:57

Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Domen të Postribës, në Shkodër, ku një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre.

Sipas informacioneve të gazetarit të A2CNN, Senad Nikshiqi në vendngjarje është gjetur një bombol gazi, ndërsa dyshohet se shpërthimi i saj mund të ketë shkaktuar zjarrin. Gjithashtu burime bëjnë me dije se familja kishte ardhur së fundmi nga Gjermania.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. (A2 Televizion)