Gjendet municion në varrezën masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut [foto]
Kronika
July 31, 2026 - 19:52
Tash e disa ditë në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, janë duke u kryer gërmime për mbetje mortore.
Në këtë lokacion, siç raporton RTK, është gjetur municion që dyshohet se është nga periudha e luftës.
Ndryshe, gërmimet në këtë lokacion kanë filluar gjatë kësaj jave.
Dyshohet se janë varrosur grupi i njohur si “Intelektualët e Mitrovicës”, me 23 pjesëtarë që u raportuan të zhdukur nga viti 1999.
