Banesa përfshihet nga zjarri te Shkëmbi i Kavajës, gjashtë persona përfundojnë në spital

Banesa përfshihet nga zjarri te Shkëmbi i Kavajës, gjashtë persona përfundojnë në spital

Kronika August 03, 2026 - 22:33

Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e nëntë të një pallati 30-katësh te Shkëmbi i Kavajës, duke shkaktuar përhapje të madhe të tymit dhe vështirësi në evakuimin e banorëve dhe turistëve për shkak të bllokimit të ashensorit.

Sipas Policisë së Durrësit, gjashtë persona janë dërguar në spital pasi kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje nga tymi, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, 6 shtetas janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje si pasojë e tymit. Ata janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Shqipërisë.

Sipas mediave në Shqipëri, zjarri, i cili shpërtheu në apartamentin e Enver Shalës, është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rastit.