Zjarr në një shtëpi në Matiçan të Prishtinës, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll

Zjarr në një shtëpi në Matiçan të Prishtinës, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll

Kronika August 02, 2026 - 22:55

Një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati”, në lagjen Matiçan të Prishtinës, është përfshirë nga zjarri.

Pas raportimit për incidentin, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera përkatëse.

Zjarrfikësit kanë intervenuar në kohë dhe kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse pritet të zhvillojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e incidentit.

Nuk ka ende informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo për dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri.