I mituri bie nga objekti në Prizren, vdes pas disa ditësh në QKUK
Kronika
August 09, 2026 - 08:45
Një i mitur nga Prizreni ka ndërruar jetë në QKUK, pasi më 2 gusht dyshohet se kishte rënë nga një objekt.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se viktima kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë.
"Më 8 gusht është konfirmuar se ai kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion"m thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri