Aksident me fatalitet në Prishtinë, një person humb jetën

Aksident me fatalitet në Prishtinë, një person humb jetën

Kronika August 08, 2026 - 13:41

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Zërin se Policia është njoftuar për aksidentin rreth orës 12:00.

“Sot rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Shkupi’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, ka deklaruar Pllana.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Njësitet e Trafikut të Kryeqytetit, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /Zëri