Plagoset një person me armë zjarri në Gjakovë
Kronika
August 10, 2026 - 18:46
Të hanën rreth orës 16:10, në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë, është raportuar një rast i plagosjes me armë zjarri.
Këtë për “Zërin” e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Gjakovë, Vlera Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar.
“Të dy personat, viktima dhe i dyshuari, janë meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës dhe të moshës madhore.
Njësitë relevante policore ndodhen në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, bëhet e ditur nga Policia. /Zëri