Raportohet si i zhdukur një person në Mitrovicë

Raportohet si i zhdukur një person në Mitrovicë

Kronika August 17, 2026 - 10:46

Një grua në Mitrovicë ka raportuar në Polici se ish-burri i saj është larguar nga shtëpia ditë më parë dhe se nuk është kthyer më.

Rasti është raportuar më 16.08.2026, rreth orës 09:30.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar. /Zëri

Raporti i plotë:

Person i zhdukur

Mitrovicë veri / 16.08.2026 – 09:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se ish-burri i saj, viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia ditë më parë dhe nuk është kthyer ende. Rasti është duke u hetuar.