Sulmoi fizikisht gruan dhe tentoi t’ia vërë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas
Kronika
August 17, 2026 - 10:50
Një rast i dhunës në familje është raportuar të dielën rreth orës 02:30 në Drenas.
Një burrë në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy femra.
Policia bën të ditur se njëra nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor.
“I dyshuari po ashtu ka dëmtuar orenditë shtëpiake dhe ka tentuar t’ia vërë flakën shtëpisë, me ç’rast edhe vetë ka pësuar lëndime”, thuhet në raport.
PK-ja po ashtu thotë se i dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri