Arrestohet një person për posedim të narkotikëve në Brezovicë [foto]

Arrestohet një person për posedim të narkotikëve në Brezovicë [foto]

Kronika August 20, 2026 - 11:40

Të mërkurën rreth orës 23:30 Policia në Shtërpcë ka pranuar një informatë lidhur me gjetjen e substancave narkotike në një vilë të pabanuar në Brezovicë.

Gjatë kontrollit te personi i dyshuar, i moshës 27-vjeçar, është gjetur marihuanë dhe dy peshore digjitale, raporton Zeri.info.

“Nën dyshimin se i dyshuari mund të posedonte edhe substanca të tjera narkotike, është kontrolluar edhe një vilë tjetër, ku është gjetur një sasi tjetër e dyshuar marihuanë.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar gjithsej 1.063 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një çantë krahu e zezë, një thikë metalike dhe një telefon celular”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. /Zëri

Image
Image