QKUK-ja jep detaje për tragjedinë në Malishevë: Viktima 25-vjeçare, burri në gjendje të rëndë shëndetësore
Kronika
August 24, 2026 - 09:30
Një tragjedi ka ndodhur në Malishevë, ku një çift u gjet i plagosur në dhomën e tyre.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast.
Sipas QKUK-së, gruaja ishte 25 vjeçe dhe ka arritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete, raporton Zeri.info.
Kurse burri, 26 vjeç, është pranuar me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë shumë e rëndë.
“Për rrethanat dhe shkaqet e sakta të rastit kompetente janë organet përkatëse të hetimit.
Stafi emergjent - QKUK është duke ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe, në përputhje me procedurat në fuqi, do të bashkëpunojë me institucionet kompetente”, thuhet në njoftim. /Zëri