“Ia përplasi kokën disa herë në tokë”, kërkohet paraburgim për 81-vjeçarin që dyshohet se vrau gruan e tij në Prizren

“Ia përplasi kokën disa herë në tokë”, kërkohet paraburgim për 81-vjeçarin që dyshohet se vrau gruan e tij në Prizren

Kronika August 27, 2026 - 14:09

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit B.D., i cili gjendet në ndalim 48-orësh për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, më datë 26.08.2026, rreth orës 00:05, në Prizren, në shtëpinë e tij familjare, i dyshuari, B.D., pas një fjalosjeje me bashkëshorten e tij, viktimën me inicialet L.D., e ka sulmuar fizikisht atë dhe e ka goditur dhe përplasur disa herë kokën e viktimës në tokë, me ç’rast ajo ka pësuar lëndime të shumta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, transmeton Zeri.info.

Po ashtu, pas ngjarjes B.D. ka tentuar të fshijë gjurmët e ngjarjes dhe më pas ka njoftuar familjarët për rastin.

“Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurimin që secili person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të përgjigjet para organeve të drejtësisë”, thuhet gjithashtu në njoftim. /Zëri