Shtatë të lënduar nga aksidenti në Kijevë, tre dërgohen në QKUK

Shtatë të lënduar nga aksidenti në Kijevë, tre dërgohen në QKUK

Kronika August 27, 2026 - 14:55

Në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Kijevë të Malishevës janë lënduar shtatë persona.

Drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka konfirmuar për “Zërin” se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ku janë lënduar shtatë persona dhe tre prej tyre janë dërguar në QKUK.

Sipas Graishtës, tre nga të lënduarit kanë marrë lëndime të rënda, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. /Zëri