Dyshohet se falsifikoi letërnjoftimin serb, kapet shtetasi i Serbisë
Kronika
August 29, 2026 - 09:35
Një shtetas i Serbisë, është arrestuar në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se kishte falsifikuar një letërnjoftim të Serbisë.
Rasti është raportuar më 28 gusht 2026, rreth orës 14:30, ndërsa sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.