Aksident në “Rrugën e Kombit”
Kronika
August 31, 2026 - 08:11
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në "Rrugën e Kombit".
Duke u bazuar në pamjet, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus.
Nuk dihet ende për rrethanat e aksidentit ose nëse ka persona të lënduar.
“Zëri” ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.