Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në “Rrugën B”, pamje nga vendi i ngjarjes
Kronika
September 01, 2026 - 07:55
Një zjarr ka përfshirë kulmin e një ndërtese në Rrugën B në Prishtinë, në orët e para të së martës.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi bëri të ditur se në ora 00:20 kanë pranuar informata për zjarr në kulmin e një ndërtesë në rrugën B, afër “Royall Mall”, apo siç njihet nga banorët te rrethrrotullimi i "Maxi 24 orë".
“Menjëherë ekipet kanë dalë në vendin e lartpërmendur, zjarri kishte në kulm, dhe falë reagimit të shpejtë zjarri për një kohë të shkurt është vënë në kontroll dhe është pamundësuar përhapja e tij. Për kohe te shkurt zjarri është shuar”, tha ai për Telegrafin.
Sipas informatave, nuk ka persona të lënduar.