Arrestohet këngëtari Jozefin Marku
Kronika
September 05, 2026 - 10:51
Këngëtari Jozefin Marku është shoqëruar në Komisariatin nr. 6 në Tiranë për veprime të mëtejshme lidhur me konfliktin e ndodhur pak ditë më parë me Eduart Kuçin.
Sipas informacioneve paraprake të Euronews, Marku është shoqëruar nga autoritetet për t’u marrë në pyetje në lidhje me incidentin e ndodhur në mbikalimin e Rinasit, ku ai dhe Kuçi u përfshinë në një konflikt fizik.Ngjarja ka marrë vëmendje të madhe ditët e fundit, ndërsa pamje nga përleshja janë publikuar edhe në rrjetet sociale.
Aktualisht, nuk dihen detaje të tjera lidhur me veprimet që do të ndërmerren ndaj këngëtarit, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë informacion në vijim.