Humb jetën një i mitur në Rahovec, policia nis hetimet

Humb jetën një i mitur në Rahovec, policia nis hetimet

Kronika September 06, 2026 - 23:34

Një i mitur ka vdekur pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri në fshatin Bellacerkë të Rahovecit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Klankosova.tv se i mituri është gjetur i shtrirë në vendbanimin e tij, me plagë që dyshohet të jenë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si provë materiale.