Zjarr te Stacioni i Autobusëve, evakuohen banorët

Zjarr te Stacioni i Autobusëve, evakuohen banorët

Kronika September 07, 2026 - 17:02

Një zjarr ka përfshirë një zonë në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, këtë të hënë rreth orës 16:00.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Zërin, se menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes.

"Për shkaqe sigurie, është bërë evakuimi i banorëve të zonës, ndërsa zjarrfikësit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit" ka thënë për Zërin, Enis Pllana, Zëdhës i Policisë në Prishtinë.

Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo për dëmet e shkaktuara nga zjarri.

Zëri ju sjell pamjet më poshtë: