Gjendet në Malishevë gruaja e raportuar e zhdukur, thotë se ishte larguar me dëshirë
Foto: Ilustrim

Gjendet në Malishevë gruaja e raportuar e zhdukur, thotë se ishte larguar me dëshirë

Kronika September 12, 2026 - 10:57

Një grua që ishte raportuar si e zhdukur është gjetur në Malishevë, njofton Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet gruaja është ndaluar nga një njësi policore më 11 shtator në rrugën “Ibrahim Mazreku”, ku pas verifikimit është konstatuar se bëhej fjalë për personin e raportuar të zhdukur.

'Rr. Ibrahim Mazreku, Malishevë 11.09.2026-23:40. Lidhur me rastin e datës 22.08.2026, Njësia Policore ka ndaluar viktimën femër kosovare dhe pas verifikimit rezulton se viktima është person i raportuar e zhdukur. Viktima ka deklaruar se me vetë dëshirë është larguar nga personi qe ka bashkëjetuar dhe nuk dëshiron te kthehet me tek ai. Viktima ishte ne gjendje te mirë shëndetësore e njëjta është kthyer tek familja e saj', thuhet ne njoftimin e PK-se. /Zeri