Identifikohen tre të dyshuar nga Drenasi dhe Prizreni për shfrytëzim dhe keqpërdorim seksual të fëmijëve

Identifikohen tre të dyshuar nga Drenasi dhe Prizreni për shfrytëzim dhe keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kronika September 22, 2026 - 09:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Drenas dhe Prizren janë identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Shfrytëzimi dhe keqpërdorimi seksual i fëmijëve”.

Sipas raportit policor, të dyshuarit janë meshkuj, kosovarë. Gjatë hetimeve janë sekuestruar si prova materiale tre telefona.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë, dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për t’u paraqitur në intervistim.

Rasti mbetet nën hetim. /Zëri