“Përkrahu autorin e krimit” dhe “Nxori sekretin shtetëror”, dy akuzat për të cilat dyshohet Vlora Hyseni

“Përkrahu autorin e krimit” dhe “Nxori sekretin shtetëror”, dy akuzat për të cilat dyshohet Vlora Hyseni

Kronika September 22, 2026 - 09:38

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lëshoi këtë të martë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni dhe e pezulloi nga detyra.

Mediat në Shqipëri raportojnë se masa nuk është ekzekutuar ende për shkak se Hyseni nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas raportimeve, masa është lëshuar në kuadër të hetimeve që po kryhen në kuadër të dosjes AKSHI.

Ndërsa gazeta Shqiptarja raporton se Vlora Hyseni dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Kryeministri Edi Rama njoftoi më 17 mars 2023 se i kishte propozuar presidentit Bajram Begaj emrin e Vlora Hysenit, ish-zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, për postin e drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).