Aksident në Vitomiricë, një fëmijë goditet nga vetura

Aksident në Vitomiricë, një fëmijë goditet nga vetura

Kronika September 23, 2026 - 15:24

Një fëmijë ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku, që ka ndodhur sot në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, rreth orës 12:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë - Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë)”, ka deklaruar Rugova.

Sipas tij, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë për trajtim mjekësor.

“Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, tha Rugova për “Zërin”.