Arrestohet në Prishtinë një person i kërkuar për vjedhje të rëndë
Kronika
September 24, 2026 - 19:06
Zyrtarët policorë të Stacionit Veriu në Prishtinë kanë arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, i arrestuari është B.A., 42-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me katër vjet burgim për këtë vepër penale.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, B.A. është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës.