28-vjeçari nga Filipinet humb jetën në Durrës pas kontaktit me energjinë elektrike

28-vjeçari nga Filipinet humb jetën në Durrës pas kontaktit me energjinë elektrike

Kronika September 26, 2026 - 15:20

Një 28-vjeçar me origjinë nga Filipinet ka humbur jetën në Durrës, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte në një varkë.

Sipas policisë shqiptare, i riu, me inicialet A. R., ishte punëtor i një firme private dhe po punonte me një pompë për largimin e ujit nga varka.

 Gjatë punës, 28-vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, si pasojë e goditjes nga rryma, ka vdekur.

 Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes. /tch