Kapen në flagrancë dy persona në Gjakovë, dyshohen për fajde
Foto: Laura Hasani

Kapen në flagrancë dy persona në Gjakovë, dyshohen për fajde

Kronika September 24, 2026 - 22:17

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për fajde.

Policia përmes njoftimit ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarve është bërë pas marrjes së informacioneve përmes rrugëve operative lidhur me rastin

“Hetuesit policorë kanë zbatuar masa të veçanta hetimore dhe kanë arritur që dy të dyshuarit të kapen në flagrancë gjatë marrjes së pagesave të kamatës nga viktima, me ç’rast janë arrestuar. Në bazë të urdhëresës së”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me urdhër të Gjykatës është realizuar kontroll në shtëpitë dhe objektet përcjellëse, ku janë gjetur edhe disa fishekë.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Fajdeja”, “Detyrim” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’”, thuhet në njoftimin e PK-së.