Sërish aksident në Besi, banorët kërkojnë zgjidhje nga shteti
Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në fshatin Besi të Prishtinës.
Sipas pamjeve, në aksident janë përfshirë dy vetura. Deri tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Faqja e fshatit Besi në Facebook ka bërë me dije se ky nuk është aksidenti i vetëm që po ndodh në këtë lokacion.
Banorët e këtij fshati kanë protestuar kohë më parë që aty të ndërtohet një rrethrrotullim.
Kjo pasi në atë rrugë, përgjatë magjistrales që lidh Prishtinën me Podujevën, janë dy shkolla, kopshti i fëmijëve, QMF-ja dhe shërbime të tjera komunale.
“Deri kur do të presim që të ndodhë diçka më e rëndë që ky problem të merret seriozisht? Kjo nuk është më çështje komoditeti, por sigurie për banorët, fëmijët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik”.
“Në këtë pjesë ndodhen afër kopshti, QMF-ja dhe shërbime të tjera, prandaj kërkojmë një zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme, jo vetëm reagim pasi të ndodhë aksidenti”.
“Sa aksidente të tjera duhet të ndodhin që të merret një masë?”, shkruan në faqen e fshatit në Facebook.