Zjarrfikësit e KEK-ut shuajnë zjarrin në zonën pranë Vodiçës
Kronika
October 05, 2026 - 23:27
Zjarrfikësit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë intervenuar sot në një zjarr të shkaktuar në zonën ndërmjet shiritave transportues dhe fshatit Vodiçë.
Sipas KEK-ut, zjarrfikësit janë njoftuar për zjarrin rreth orës 14:45 dhe, me dy automjete zjarrfikëse, kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë atë rreth orës 16:50.
Intervenimi i shpejtë ka parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave përreth dhe ka mbrojtur komunitetin në afërsi.
Nga zjarri nuk raportohet të ketë pasur dëme materiale.