Vdes në QKUK gruaja e cila u sulmua nga djali i saj në Klinë

Vdes në QKUK gruaja e cila u sulmua nga djali i saj në Klinë

Kronika October 06, 2026 - 09:17

Ka vdekur gruaja e cila ishte duke u trajtuar në QKUK pasi më 5 shtator është sulmuar me mjet të fortë nga djali i saj, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Rasti i cilësuar si "Vrasje e rëndë" është nën hetim nga organet kompetente.

"Lidhur me rastin, më 05.10.2026 në QKUK ka vdekur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion", thuhet në njoftimin e Policisë.