Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 200 gjoba gjatë 24 orëve
Foto: Laura Hasani

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 200 gjoba gjatë 24 orëve

Kronika October 09, 2026 - 08:44

Brenda 24 orëve të fundit njësitet policore të rajonit të Ferizajt kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar tetë aksidente trafiku, prej tyre: katër me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona dhe katër me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar gjithsej 262 gjoba për kundërvajtje.

Policia rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë.