Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Foto: Laura Hasani

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Kronika October 09, 2026 - 09:15

Një person është gjetur pa shenja jete në Livoç të Epërm të Gjilanit.

Sipas raportit të PK-së, rasti ka ndodhur më 8 tetor, rreth orës 14:00.

Trupi i pajetë është gjendur në liqenin e fshatit Livoç nga një ankues mashkull, teksa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit që e kanë nxjerrë trupin nga uji.

Sipas Policisë, viktima nuk kishte dokumente, por sipas hetimeve fillestare dyshohet se bëhet fjalë për një mashkull kosovar, i cili ishte raportuar si person i zhdukur para dy ditësh.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, teksa rasti është në hetime.

“Fsh. Livoç i Epërm, Gjilan 08.10.2026 – 14:12. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në liqenin në fshatin Livoç, ka parë një trup të pajetë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit që e kanë nxjerrë trupin nga uji. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Viktima nuk kishte dokumente, por sipas hetimeve fillestare dyshohet se bëhet fjalë për një mashkull kosovar, i raportuar si person i zhdukur para dy ditësh. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Zëri