Përfundon operimi i pacientit të plagosur me armë, gjendja e rëndë por stabile
Foto: Laura Hasani

Përfundon operimi i pacientit të plagosur me armë, gjendja e rëndë por stabile

Kronika October 10, 2026 - 00:03

Një pacient i plagosur me armë zjarri, i lindur në vitin 1978, është operuar pas pranimit në Spitalin e Gjilanit. Gjendja e tij është e rëndë, por stabile.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili ka njoftuar se pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është dërguar në sallën operative.Ai është trajtuar nga ekipet kujdestare të kirurgjisë abdominale, urologjisë dhe anestezionit.

“Është përfunduar ndërhyrja kirurgjike, gjendja e pacientit e rëndë, por stabile. Vazhdon trajtimin në MIQ”, ka njoftuar Syla.

Ndryshe, dy persona, një burrë dhe një grua, rreth 30-vjeçar, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri të premten në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, derisa një person tjetër ka mbetur i plagosur. /eo