Prizren: Zjarri shkrumbon stallën, digjen makineri bujqësore dhe dy kafshë shtëpiake
Kronika
October 10, 2026 - 09:51
Një zjarr ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Kobaj të Prizrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas njofitmit të PK-së thuhet se si pasojë e zjarrit, stalla është djegur në tërësi.
"Brenda saj ndodheshin edhe dy kafshë shtëpiake, si dhe makineri të ndryshme bujqësore", thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa nuk janë bërë të ditur shkaktarët e zjarrit. /Zëri